Dita1:
Nisja nga Prishtina në ora 06:30. Vazhdimi i rrugës kah autostrada, me pauza gjatë rrugës sipas kërkesave të udhëtarëve.
Mbërritja në Vlorë rreth mesditës. Pjesëmarrje në ceremonitë zyrtare të 28 Nëntorit në Sheshin e Flamurit – ngritja e flamurit, homazhe, aktivitete kulturore e festive.
Vizitë në Muzeun e Pavarësisë dhe shëtitje në qendër të qytetit.
Pasdite, akomodimi në hotel.
Darkë në hotel, relaksim dhe fjetje.
Dita 2:
Mëngjesi ne hotel. Nisja për Tiranë në orën 12:00. Qëndrim deri në orën 16:00. Më pas, nisja për Kosovë.
Përdorimi i SPA Center ofrohet me pagesë shtesë prej 10 € për person.