Budapest - Vienna | 3 ditë €179

Përshkrimi

🚨 SUPER TOP OFERTË – BUDAPEST & VIENNA🇦🇹🇭🇺
🎄 OFERTË SPECIALE 3-DITORE
💶 Vetëm 179€ / person

🌟 2 Netë – 3 Ditë | Eksploro dy kryeqytetet magjike me Sharr Travel!
😍 Udhëtim me autobus komod dhe të sigurt drejt Budapestit dhe Vienës – oferta ekskluzive vetëm me Sharr Travel!

📅 Datat e udhëtimit:
23 - 25.10.2026
06 - 08.11.2026

💶 Çmimi: 179€ për person – Rezervo tani dhe mos e humb këtë mundësi!

Oferta përfshinë

Transportin me autobus modern te Sharr Travel

Akomodimin per 2 Nete (sipas itineratit me larte) ne hotel me 4* Yje.

Fjetje me mengjes

Guide profesionale gjate tere udhetimit.

Free Internet me Starlink

3 ditë / 2 netë për person

179€

Agjenda

E Enjte: 22.10 / 05.11 (Nisja ne ora 22:00 prej stacionit te autobusave ne Prishtine) 

Dita 1

Pas arritjes ne Budapest (10:00 – 11:00) behet vizite tek, BUDA Castle dhe Fisherman’s Bastion. Pastaj nje ndalese tek Heroe’s Square per kohe te lire dhe shetitje individuale. Ketu keni mundesi per drekim, pauze kafeje. Parlamenti Hungarez shihet ne mbremje ne menyre spektalore gjate lundrimit me anije, gjithashtu edhe godinat tjera qeveritare,
- Ne baze te kohes se arritjes vendosim ne ora sa tranferi deri tek hoteli.
- Akomodimi ne hotel pas ores 15:00.
Ne ora 19:00 transferi me autobus deri tek porti per shetitje me anije. Ky program rekomandohet se shifet Budapesti nga lumi Danub ne menyre spektakulare. Cmimi per person 20.00 Euro.
- Kthimi ne hotel. Fjetja

Dita 2

- 07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel.
- 09:00 – 09:15 Nisja per vizite Vienes
- Pas arritjes ne Viene, se pari vizitojme pallatin mbreteror Schonbrunn Palace, St Stephen
Cathedral, Wellt Museum ku jane te ekspozuar “Shpata” dhe “Perkrenarja” e Skenderbeut (Bileta hyrese 16.00 Euro). Kohe e I lire per shetitje individuale (kafe, dreke, shopping…)
- Ne ora 18:30 – 19:00 nisja per Budapest dhe vendosja ne hotelet e perzgjedhura ne Budapest.
- Akomodimi ne hotel. Fjetja

Dita 3

- 07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel.
- 09:45 – Dalja nga hoteli (lirimi i dhomave).
- 10:00 – 11:30 Ndalese tek qendra tregtare ARENA. Kohe e lire per shopping. Brendi “PRIMARK” ka cmime shume ekonomike dhe rekomandohet per garderobe te ndryshme. Gjindet ne katin e 2 –te.
- 12:00 Nisja per ne Kosove me ndalesa te pjeserishme per pauze.
- Arritja ne Kosove ne oret e vona.

INFORMACIONE SHTESE ME RENDESI TE VECANTE:
- Ju lutem te kontrolloni validitetin e dokumentacionit (Leternjohtimi dhe pasaporta)
- Sigurimi shendetesor ne udhetim eshte obligative (mund ta beni tek ne, 7.00 Euro)
- Te jeni 10 min me heret ne cdo pike takim gjate gjithe rrugetimit.
- Metodat e pageses ne Hungari: Me kartele bankare, Forinta Hungarez dhe ne ca vende pranojne
edhe Euro. Ne Austri mund te paguani me Euro.
- Te keni internet sidomos gjate vizitave.
- Taxat e qytetit paguani ne Recepcion ne momentin e C/IN (2.50 Euro)



Galeria

Nuk përfshihet

Taxat e qytetit paguani ne Recepcion ne momentin e C/IN (2.50 Euro)

CALL CENTER

Për më shumë informacione për udhëtime me  autobus ose me aeroplan, apo edhe shërbime tjera turistike, ju lutemi na kontaktoni në numrat tonë kujdestar

CALL CENTER:  08:00 - 22:00h