MALAGA ME AVION, 4 DITË €529

Përshkrimi

🇦🇹MALAGA – SUPER OFERTË | 4 DITË vetëm 529€! ✨
🇪🇸 3 qytete, 4 ditë dhe një udhëtim plot ngjyra në zemër të Andaluzisë! ☀️💃

Nga atmosfera mesdhetare e Malagës, te pallatet madhështore të Seviljas dhe magjia e Alhambrës në Granada... Spanja të rrëmben me historinë, arkitekturën dhe energjinë e saj! ❤️✨

📍 Malaga, Granada & Sevilja
🏷️ 529€/personi
📅 26 - 29 Nëntor 2026

Informacion mbi transfertat:

Çmimi: 529 EUR/person
- Torremolinos – Sevilje: afërsisht 3 orë udhëtim.
Gjatë rrugës parashikohet një ndalesë.
- Torremolinos – Granada: afërsisht 2 orë udhëtim.

Çmimi: 529 EUR/person
Akomodim në dhomë dyshe

Oferta përfshinë

Udhëtimin me avion për në Malaga

3 net akomodim në hotel 4 yje në Torremolinos, qytet resort pranë Malagës,
rreth 20 minuta me transport publik

Mëngjesin për ditët e qëndrimit
Transfertat aeroport – hotel – aeroport
Shëtitjet dhe vizitat e përshkruara në program për 3 ditët
Guidë vendase gjatë tureve
Përfaqësues nga agjencia gjatë gjithë udhëtimit

4 ditë - 3 netë për person

529€

Agjenda

26 Nëntor (e Enjte)

  • Nisja nga Tirana me Wizz Air në orën 09:40.
  • Mbërritja në Malaga në orën 13:15.
  • Transferta për në hotel, ku do të bëhet akomodimi.
  • Pasdite e lirë, për vizita opsionale në Torremolinos, Marbella ose Malaga.

27 Nëntor (e Premte)

  • Mëngjesi në hotel. Nisje e organizuar drejt Seviljas (afërsisht 3 orë udhëtim), kryeqyteti artistik, kulturor dhe financiar i Spanjës jugore dhe i komunitetit autonom të Andaluzisë.
  • Ditë e plotë me vizita në qytet, gjatë së cilës do të vizitohen , Pallati Mbretëror Alcázar i
  • Seviljas, një nga rezidencat zyrtare të familjes mbretërore spanjolle dhe pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s. Ai është një nga pallatet mbretërore më të vjetra në Evropë, me një ndërthurje të mrekullueshme të arkitekturës maure (stil i kulturës islamike), të Rilindjes dhe asaj Gotike, i famshëm për punimet e detajuara dhe kopshtet e harlisura.
  • Gjithashtu do të vizitohen Katedralja e Seviljas, Kulla Giralda, Barrio Santa Cruz, etj.
  • Gjatë turit do të ketë kohë të lirë për drekën.
  • Nisja nga Sevilja për në hotel në orën 17:00.

28 Nëntor (e Shtunë)

  • Mëngjesi në hotel.
  • Në orën 09:00, nisja për në Granada, një tjetër qytet pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s.
  • Vizitë në Pallatin e mrekullueshëm të Alhambrës, Generalife, Alcazaba, Katedralen e
  • Granadës, Kapelën Mbretërore të Granadës, Pallatin Nasrid dhe Paseo de los Tristes (“Rruga e të Dëshpëruarve”), një emër i mbetur nga e kaluara, por që sot është një nga rrugët më romantike të qytetit.
  • Në orën 16:00, kthimi për në hotel.
  • Pasditja dhe darka të lira për të dalë në Malaga sipas dëshirës.

29 Nëntor (e Diel)

  • Mëngjesi në hotel.
  • Nisje e organizuar për në Malaga, qytet i famshëm për historinë e pasur dhe plazhet e bukura.
  • Vizitë në Katedralen e Malagës, La Alcazaba, si dhe në shtëpinë e lindjes së Pablo Picasso-s.
  • Kohë e lirë për shëtitje në qytet.
  • Transferta për në aeroport. Fluturimi në orën 22:20.
  • Mbërritja në Tiranë në orën 01:35.


Galeria

Nuk përfshihet

Hyrjet në atraksionet dhe vendet turistike të përmendura në program

CALL CENTER

Për më shumë informacione për udhëtime me  autobus ose me aeroplan, apo edhe shërbime tjera turistike, ju lutemi na kontaktoni në numrat tonë kujdestar

CALL CENTER:  08:00 - 22:00h