Dita 1:
Nisja nga Prishtina në ora 06:30. Vazhdimi i rrugës kah autostrada, me pauza gjatë rrugës sipas kërkesave të udhëtarëve. Mbërritja në Vlorë rreth mesditës. Pjesëmarrje në ceremonitë zyrtare të 28 Nëntorit në Sheshin e Flamurit – ngritja e flamurit, homazhe, aktivitete kulturore e festive. Vizitë në Muzeun e Pavarësisë dhe shëtitje në qendër të qytetit. Pasdite, akomodimi në hotel. Darkë në hotel, relaksim dhe fjetje.
Dita 2:
Mëngjesi në hotel. Shëtitje panoramike në Lungomare, shijim i atmosferës detare dhe i qytetit të zbukuruar me ngjyrat kuqezi. Vizitë në Kuzuminin e Flamurit dhe Monumentin e Pavarësisë për foto kujtim. Pasdite, kthim në hotel për pushim dhe përgatitje për mbrëmje festive. Darka festive me muzikë live, atmosferë patriotike dhe valle tradicionale shqiptare. Fjetje në hotel.
Dita 3:
Mëngjesi. Nisja për Tiranë në orën 12:00. Qëndrim deri në orën 16:00. Më pas, nisja për Kosovë.