Pushime

Planifikoni pushimin tuaj me kohë dhe përfitoni oferta me çmmime speciale për eraly booking  

Udhëtimet

Planifikoni pushimin tuaj me kohë dhe përfitoni oferta me çmmime speciale për eraly booking  

Ofertat

Oferta të ndryshme për vizita ditore në vendet më atraktive në vend dhe rajon me çmimet më të mira 

Shërbimet

Shërbime cilësore dhe staf i dedikuar për të pfruar cilësi dhe ekselencë të shërbimeve

Rrteh nesh

Sharr Travel si agjenci operon në vend tash e 15 vjet, duke u ofruar klientëve udhëtime dhe pushime të klasit të parë,

Hyrje në sistem

Çasje e kufizuar për agjentët e shitjes. Nëse i keni harruar të dhënat e hyrjes kontaktoni me ne

KUSHTET E PËRGJITHSHME

  • Lexoni me kujdes kushtet e përdorimit para se të rezervoni në Sharr Travel.
  • Këto kushte rregullojnë marrëdhënine tuaj me operatorin e udhëtimeve.
  • Pranimi  i këtyrekushteve nënkupton një marrëdhënie kontraktuale mes jush (identifikuar më poshtë si “Udhëtar”), dhe Sharr Travel (identifikuar  më poshtë si “Operator”)
  • Nëse nuk pajtoheni me këto kushte,  ju nuk mund të bëni rezervime të udhëtimeve online dhe nuk mund të pranoni shërbime tjera nga operatori.
  • Me rastin e pranimit të kushteve të përdorimit dhe pranimit të shërbimeve nga operatori, ju hyni në raporte kontraktuale me operatorin sipas kushteve të cekura më poshtë
  • Vazhdimi i përdorimit të faqes dhe rezervimi online do të konsiderohen si pranim i kushteve të përdorimit të specifikuar në këtë faqe.
  • Të dyja palët deklarohen se do të angazhon që t’i kryejnë obligimet që rrjedhin nga kjo marrëveshje. Gjithashtu, të dyja palët pajtohen që problemet e mundshme fillimisht të angazhohen t’i zgjidhin me bashkëpunim dhe mirëkuptim të dy anshmëm, nëse kjo rezulton pa suksesshëm, atëherë vjen në konsiderim procesi gjygjësor.

1. REZERVIMI ONLINE

  1. Secili individ ka të drejtë të rezervoj udhëtimin deri sa ka vende të lira në autobus/udhëtim.
  2. Personat nën moshën 18 vjeçare nuk lejohen të bëjnë rezervim pa shoqërues të rritur, mbi moshën 18 vjet.
  3. Pasi të përfundohet rezervimi, operatori do të dërgoj një email me biletën e bashkangjitur në të. Është përgjegjësia e udhëtarit që të kontrolloni që rezervimi juaj të jetë i  saktë.
  4. Bileta vlenë vetëm për datën e nisjes të cilen ju e keni zhgjedhur gjatë rezervimit online. Për ta ndryshuar rezervimin tuaj, ju duhet të kontaktoni me telefon me operatorin. Ndryshimet nuk mund të bëhen nëse këto ndryshime rezultojnë me ndryshim të çmimit, apo nëse operatori nuk mund ta garantoj shërbimin për ndryshimet e kërkuara. Me këtë rast, palohet pajtohen të gjejnë një zgjidhje të pershtatshme per të dy palët.
  5. Nëse është e mundshme teknikisht, atëherë udhëtarët kanë mundësinë të përzgjedhin një ulëse të caktuar standarde. Operatori ka të drejtë që vendet e rezervuara t’i ri-konfigurojë nëse kjo kërkohet për  arsyeve të brendshme të operatorit.
  6. Për personat me aftësi të veqanta, kërkohet edhe shoqërimi nga familjari ose personi i autorizuar nga organet kompetente për shoqërim të personit në fjalë.. Me këtë rast, personi shoqërues duhet të jetë mbi moshën 18 vjeçare, dhe i njejti të ketë rezervim/biletë për të udhëtuar. Rrjedhimisht, bileta e personit me aftësi të veçanta nuk vlen edhe për shoqëruesin.
  7. Operatori nuk mund të garantoj shërbim dhe ambient të veçuar ose të dedikuar për personat me aftësi të veqanta. Kjo varet nga politikat e operatorit dhe hapësirat të disponueshme në autobusët e tij.

2. PAGESAT ONLINE

  1. Pagesat online procesohen nga TEB Banka si palë ndërmjetësuese për mundësimin e pagesave online. Operatori nuk bën mbjedhjen ose ruajtjen e të dhënave të kredit kartelave të paguesit.
  2. Operatori mund të filloj procedurë penale për udhëtarët të cilët tentojnë bllokimet e transaksioneve të realizuara përmes blerjes së biletës online.

3. UDHËTIMI

  1. Udhëtari duhet të ketë me vete dokumentet e identifikimit që i mundësojnë dhe lejojnë hyrje/daljet në shtetet ku kalon rruga deri  - dhe në shtetin e arritjes. Udhëtarit nuk i lejohet nisja nëse nuk i posedon dokumentet e nevojshme të identifikimit.
  2. Saktësia e orarit të nisjes apo arritjes mund të ndryshoj varësisht nga rruga, kushtet e trafikut,  dhe mbarëvajtja e udhëtimit.
  3. Operatori është i obliguar që secilin udhëtar ta dërgoj në destinacionin e shenuar në biletën e tij.
  4. Në rast të cenimit të mbarëvajtjes dhe sigurisë së udhëtimit dhe të udhëtarëve të tjerë, operatori ka autoritetin të përjashtoj secilin udhëtarin shkatar nga autobusi dhe rastin ta raportoj në organit e rendit.
  5. Nuk lejohet futja dhe transporti me autobus i kafshëve shtëpiake, shpezëve, peshkut ose kafshëve/gjallesave tjera.
  6. Operatori rezervon të drejtën ekskluzive të anulimit të rezervimit deri 12 orë para nisjes dhe kompensimit të plotë të saj në raste kur kjo bëhet me qëllim të mbrojtjes së interesave kompanisë.
  7. Secili udhëtar obligohet të kompensoj dëmet e shkaktuara nga ana e tij në autobus, ose dëmet e mundshme ndaj udhëtarëve tjerë gjatë udhëtimit
  8. Operatori ka të drejtën e përdorimit të video kamerave për gjirimin e udhëtimit për çështje të sigurisë së brendshme të kompanisë. Këto gjirime mund të vihen në dispozicion të autriteteve të sigurisë vetëm nëse kjo kërkohet me një mandat gjykate.
  9. Operatori nuk ka asnjë përgjegjësi në rast të arrestimit dhe ndalimit të udhëtarit nga policia ose organet tjera të rendit.

4. HYRJA NË AUTBUS (NISJA)

  1. Për të hipur në autobus, ju duhet të keni me vete biletën e shtypur,fotografinë e biletës ose QR kodin e biletës suaj.
  2. Ju jeni përgjegjës të jeni në vendin e nisjes së paku 15 minuta para nisjes sipas orarit të specifikuar në biletën tuaj.. Operatori mundet por nuk është i obliguar që të pres apo të thërras në telefon udhëtarët që mungojnë kur autobusi të arrijë në pikën e nisjes të paraparë sipas orarit.
  3. Orari mund të ketë ndryshime të vogla nëse ka vonesa në komunikacion për shkak të trafikut, motit ose rrethanave tjera jashtë kontrollit të operatorit.
  4. Operatori ka të  drejtë të kërkoj mjete identifikimi për të lejuar hipjen në autobus, apo për të kontrolluar moshën e çdo udhëtari të përfshirë në udhëtim.
  5. Udhëtari është i obliguar që të kontaktojë operatorin nëse nuk e ka të kjartë orarin dhe vendin e nisjes, apo çdo detaj tjetër rreth udhëtimit të tyre.
  6. Udhëtarët që mungojnë në udhëtim apo nuk  e kan bërë anulimin e biletës paraprakisht, nuk kompensohen për biletat e tyre të pashfrytëzuara, përveç nëse operatori pranon ta zëvendësoj atë udhëtim në një datë tjetër.
  7. Në rast se autobusi vonohet mbi 60 minuta ose nuk arrinë fare, mund të bëhet zhvendosja e udhëtarit në një datë tjetër udhëtimi, apo edhe rimbursim i plotë (-5% e çmimit total për transakcione bankare) për udhëtimin e vonuar ose të dështuar. Operatori i udhëtimit merr përgjegjësinë për anulimin ose ndërrimin e datës së udhëtimit, për të cilin duhet t’i informoj paraprakisht udhëtarët e saj.
  8. Nëse udhëtari ka biletë kthyese dhe nuk e ka të caktuar datën e kthimit, ai/ajo duhet të kontaktoj operatorin e udhëtimit  për të caktuar një datë kthimi. Data e kthimit caktohet varësisht nga vendet e lira në datat e kërkuara nga udhëtari.

5. KLASIFIKMIMI I UDHËTARËVE

  1. Me “udhëtarë” nënkuptohet secili person që ndodhet në Autobus.
  2. ADULT (i rritur) konsiderohet secili udhëtar i moshes madhore nga 12 vjeç e lartë.
  3. CHD (Fëmijë) konsiderohet secili udhëtar nga mosha 2 deri 12 vjeç.
  4. INF (Infant ose bebe) konsiderohet secili udhëtar nga 0 deri 2 vjeç.
  5. Infanti nuk posedon ulëse dhe parashihet të mbahet nga prindi ose kujdestari/ja i fëmijës.

6. BAGAZHI

  1. Lejohet një (1) bagazh (qantë normale) për çdo udhëtar, deri në 45 kg,  dhe një çantë e vogël shpine që mund të vendoset nën karrike ose mbi karrike në bagazhin e brendshëm të autobusit.
  2. Operatori mund të kërkoj pagesë shtesë për bagazh shtesë nëse ka hapsirë në bagazhin e autobusit.
  3. Operatori, policia dhe dogana mund të kërkojnë që bagazhi të kontrollohet para nisjes dhe gjatë udhëtimit, kurdo që ka nevojë.
  4. Operatori mund ta vulosë (mbyllë) bagazhin tuaj me letër identifikuese.
  5. Operatori mund të vendosë anulimin e udhëtimit për udhëtarin i cili me vete transporton gjësende të dyhsimta, ilegale ose të rrezikshme të cilat mund ta cenojnë sigurinë ose mbarëvajtjen e udhëtimit.
  6. Udhëtari duhet t’i deklarojë në doganë produktet që mund t’i nënshtrohen rregullave dhe tarifave doganore.
  7. Nuk bëhet rimbursimi (kthimi i parave) nëse bëhet anulimi i udhëtimit për shkak të kushteve të cekura për bagazhin.Udhëtari është përgjegjës për të ruajtur bagazhin e tij në çdo kohë. Operatori nuk merr përgjegjësi për bagazhin dhe nuk kompenson bagazhet e humbura. Bagazhet e humbura do të paraqiten si raste në polici ose organe tjera kompetente nga operatori dhe udhëtari

7. NDIHMA FIZIKE

  1. Operatori mundet, por nuk është i obliguar të ofroj ndihmë për bartjen ose zhvendosjen e bagazhit.
  2. Operatori mundet, por nuk është i obliguar të ofroj ndihmë për persona me aftësi të veçanta.
  3. Udhëtari duhet që të kontaktoj me operatorin për të vërtetuar nëse në autobus mund të akomodohen personat me aftësi të veqanta, dhe nëse autobusi është i përshtatshëm për këtë kategori udhëtarësh.

8. PIJET, USHQIMI DHE DUHANI

  1. Në autobus lejohet vetëm ushqimi i lehtë, sanduich, uji, pijet joalkoolike dhe grimcinat (chips, kikirik etj). Nuk lejohen ushqimet e gatuara që kanë aromë të forte, si gjellë, mish i gatuar, hamburger, etj, dhe në përgjithësi ushqimet që kanë erë dhe mund të pengojnë udhëtarët e tjerë.
  2. Operatori ka të drejtë të vendosë nëse një ushqim i caktuar të lejohet apo jo në autobus.
  3. Secili udhëtarë është i obliguar të kujdesët për pastërtinë e vet dhe të hapsirës që është ulur. Mbeturinat personale duhet të grumbullohen nga udhëtari dhe të hidhen po nga ai/ajo kur të jepet mundësia.
  4. Nuk lejohet konsumimi i asnjë lloji të duhanit, cigareve elektrike, ose substancave tjera narkotike apo psikotrope, ashtu si nuk lejohet asnjë lloj i alkoolit gjatë udhëtimit, përfshirë këtu birrën dhe verën.
  5. Operatori nuk ka asnjë lloj obligimi për ushqimin tuaj, dhe nuk është i obliguar të ofroj ndonjë shërbim sa i përket ushqimit ose pijeve, përveq kur specifikohet ndryshe në politikat e udhëtimit të operatorit.

9. TË DHËNAT PERSONALE

  1. Secili person që bën rezervim online, obligohet që t’i paraqes të dhënat e vërteta kontaktuese përfshirë emrin mbiemrin, dhe në disa raste edhe numrin e dokumentit të identifikimit.
  2. Në momentin rezervimit, ju pranoni që këto të dhëna të mund të përdorën nga operatori dhe palët e përfshira në realizimin e udhëtimit për të kontaktuar me ju dhe për të realizuar udhëtimin tuaj.
  3. Të dhënat e pasakta mund të rezultojnë me humbje të rezervimit dhe me humbje financiare. Para kompletimit të rezervinit udhëtari duhet t’i rishikoj me kujdes të gjitha informatat kontaktuese
  4. Nëse udhëtari gabon informatat kontaktuese, ai/ajo duhet të kontaktoj sa më parë operatorin, i cili mundet por nuk është i obliguar, të ndihmojë udhëtarin për të përmirësuar të dhënat personale.

10. VERIFIKIMI I REZERVIMIT

  1. Secili rezervim online mund të verifikohet përmes QR kodit përkatës. Po ashtu, udhëtari mund ta kontaktoj operatorin e udhëtimit dhe të merrni informacione shtesë rreth rezervimit të tij/saj.

11. NDRYSHIMI I REZERVIMIT

  1. Pranohen ndryshime të rezervimit deri sa nuk ka ndryshime financiare në biletë. Po ashtu operatori mundet, por nuk ëshë i obliguar që ta mundësoj edhe zhvendosjen e datës së udhëtimit nëse çmimi i rezervimit mbetet i pa ndryshuar.
  2. Të dhënat tjera që mund të ndryshohen janë emri, mbiemri dhe të dhënat kontaktuese.

12. ANULIMI I REZERVIMIT

  1. Nuk pranohen anulime të rezervimeve dhe rimbursim për rezervimet e bëra online 24 orë para nisjes së atij rezervimi. Sipas marrveshjes, operatori mundet, por nuk është i obliguar, ta zhvendos udhëtimin tuaj në një datë tjetër.
  2. Nuk mund të bëhet anulimi i rezervimeve kthyese të cilat e kanë realizuar udhëtimin shkues. Sipas marrveshjes, operatori mundet, por nuk është i obliguar, ta zhvendos udhëtimin tuaj kthyes në një datë tjetër.
  3. Anulimi i rezervimit mund të bëhet vetëm online, duke klikuar linkun e menaxhimit të biletës dhe pastaj duke klikuar “anulo biletën”. Me këtë rast, operatori pranon një kërkesë për anulimin e biletës, e cilanëse operatori turistik vlerëson se i plotëson kushtet e lartëcekura të anulimit.
  4. Rezervimet që anulohen mund të kenë penallti financiare. Vlera e penalltisë shfaqet gjatë aplikimit për anulimin e rezervimit online
  5. Në rast se operatori nuk mundet ta realizoj udhëtimin, mund të bëhet zhvendosja e udhëtarit në një datë tjetër udhëtimi duke i njoftuar kështu udhëtarët paraprakisht për ndërrimin, apo të rimbursoj plotësisht  udhëtarin  (-5% e çmimit total për transakcione bankare)

13. PROBLEMET GJATË REZERVIMIT

  1. Nëse gjatë rezervimit keni hasur në ndonjë problem, udhëtarit i rekomandohet fuqishëm që të kontaktoj operatorin përmes telefonit dhe të paraqes detajet e problemit. Nëse udhëtari ka  bërë rezeruar dhe nuk ka pranuar konfirmimin e rezervimit me sugjerohet të kontrollohet edhe në follderin “spam”. Udhëtarit i rekomandohet të kontaktoj me operatorin nëse edhe pas 30 minutash ose më shumë ende nuk ka pranuar rezervimin me
  2. Udhëtari është përgjegjës që e-maili i dhënë të jetë i saktë dhe aktiv. Operatorinuk merr përgjegjësi nëse e-maili i dhënë është gabim apo ka problem tjera funksionale.

14. SAKTËSIA E TË DHËNAVE

  1. Materialet që shfaqen në faqen e internetit tonë mund të përfshijnë gabime eventuale teknike, tipografike ose fotografike. Operatori nuk garanton që të gjitha informacionet të jenë plotësisht të sakta, dhe të aktualizuara . Operatori mund të bëjë ndryshime në materialet që gjenden në në çdo kohë pa paralajmërim.

15. LIDHJET E JASHTME

  1. Operatori nuk i shqyrton  të gjitha faqet e ndërlidhura dhe nuk është përgjegjës për përmbajtjen e ndonjë faqe të tillë të lidhur. Përfshirja e ndonjë lidhjeje nuk nënkupton miratimin e operatorit për përmbajtjen e asaj faqe..

16. NDRYSHIMET

  1. Operatori mund të ndryshoj kushtet ë shërbimit për faqen e saj në çdo kohë pa paralajmërim. Duke përdorur këtë faqe ju pranoni respektimin e  versionit të tanishëm të këtyre kushteve të shërbimit.

17. JURIDIKSIONI

  1. Këto terma dhe kushte rregullohen dhe interpretohen në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës dhe ju detyrimisht i nënshtroheni juridiksionit ekskluziv të gjykatave në Republikën së Kosovës.

18. KUSHTET TJERA

  1. Për çështje tjera që mund të mos jenë cekur këtu, vlejnë politikat e dhe kushtet e brendshme të operatori të udhëtimit. Kushtet që mund të mos jenë përmendur këtu nuk nënkuptojnë se mund të përdoren kundër operatorit dhe të pranohen si të tilla.
  2. Secili individ mund të kontaktoj me operatorinpër të marrë informacione që mund të mos jenë përfshirë në kushtet e përdorimit.
  3. Operatori mund të mbledh informacione nga aktiviteti dhe ndërveprimi juaj në faqen tonë dhe ti përdor këto të dhëna për të përmirësuar cilësinë e shërbimit online ose për të riparuar problemet që mund të paraqiten gjatë përdorimit të faqes.
  4. Operatori nuk ka të drejtë të ndajë, shes apo jep me qera informacionet e udhëtarëve me asnjë palë të tretë, përveq kur këto kërkohen me mandat gjygjësor.

19. PËRFUNDIM

  1. Materialet edhe përmbajtja në këtë faqe interneti mbrohen nga ligji i autorit dhe i markës tregtare.
  2. Duke hyrë dhe shfrytëzuar këtë faqe, ju jeni duke i pranuar këto kushte shërbimi, të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi dhe pajtoheni që të jeni përgjegjës në përputhje me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës.