www.sharrtravel.com /// SHARR TRAVELGjuha: SHQIP Language: ENGLISH
SHARR TRAVEL
DURRES
VLORE
SARANDA
VELIPOJE
SHENGJIN

 Qka ofrojme ?
1

Rezervimin e biletave per te gjitha destinacionet boterore.
Pjesmarjen ne panairet, kongreset, konferencat nderkombetare.
Rezervimin e hoteleve anembane botes.
Udhetime me autobus komod per Itali, Gjermani, Austri, Zvicerr etj.
Aranzhmane turistike verore dhe dimerore.
Lundrime me Traget.
Udhetime grupore ekskurzione brenda dhe jashte vendit.
Vizita vendeve kulturore historike.
Ofrojme autobusa, minibusa ne sherbime ditore, javore.
Si dhe shume agjenda javore per ti kaluar pushimet ne qdo skaj te botes.



DURRES



Durresi eshte qyteti i dyte i Shqiperise, ku ndodhet porti me I madh e me kryesor qe eshte edhe ura lidhese me e fuqishme me boten. Ndodhet jo shume larg nga Aeroporti “Nene Tereza” dhe nga kryeqyteti i Shqiperise, Tirana. eshte nje nga qytetet me te lashte me nje histori qe shkon deri ne vitet 627 para Krishtit. I njohur me emrin Epidamnus, ai u themelua nga kolonet qe erdhen Korinti dhe Korkira. Me vone, emri I tij ndryshoi dhe u be Durrahium (qe sipas mitologjise ishte nipi I Epidamnusit). Gjate kesaj periudhe, qyteti lulezoi dhe u be porti me i madh i Adriatikut Lindor. Ne mes te shekullit te I dhe te III ai luajti nje rol te rendesishem si nje qender e madhe tregtare pergjate rruges Egnatia qe lidhte Romen me Bizantin. Me shume


 

VLORA



Vlora eshte nje nga qytetet me te terheqes dhe magjike te Shqiperise. Te vizitosh Vloren, do te thote t’i japesh vetes privilegjin e te shijuarit ndjesine me te kendeshme e me mbreselenese te shijes se mire, humorit gjithnje ne nivele te larta dhe natyres se mrekullueshme. Vlora eshte nje nga qytetet me te vjetra te Shqiperise, themeluar ne shekullin e III-te para Krishtit, dhe atehere njihej me emrin Aulona. Vlora ishte nje pike e rendesishme komunikimi midis Ilirise se atehershme dhe botes, nepermjet portit, i cili sot eshte gjithashtu nje pike e rendesishme qe lidh Shqiperine me portet e ndryshme te Italise si Bari, Brindisi, Otranto, etjh. Gjithashtu nje port i vogel jahtesh eshte ndertuar tani ne Orikum dhe eshte nje mundesi mjaft e mire per te terhequr kete kategori vizitoresh ne bregdetin e Vlores. Me shume...


SARANDA



Saranda mund te quhet pa frike “Porta e Shqiperise Jugore” qe shtrihet buze detit Jon. Origjina e emrit te Sarandes vjen nga manastiri kristian me emrin “Santi Quaranta” ose “Dyzet shenjtoret”. Qyteti ndodhet prane nje qyteti tjeter te lashte, Butrintit. Qyteti i Sarandes se bashku me Vloren gezojne privilegjin klimaterik te me shume se 300 diteve me diell. Shetitorja kryesore e qytetit, shtrihet paralel me detin dhe ofron gjate mbremjeve, kenaqesine e shetitjeve ne ajer te fresket. Strukturat e shumta hoteliere ofrojne akomodim, qe nga kategoria me modeste e deri tek standartet me pese yje.


VELIPOJE



Vetem 26 km ne jugperendim te Shkodres, shtrihet Velipoja, e famshme per plazhin e saj me rere kuruese. Velipoja eshte plazhi me masiv i veriut, kohet e fundit vizitohet cdo vit edhe nga Shqiptaret qe jetojne ne Kosove dhe Mal te Zi. Ata kane gjetur aty zgjidhjen e pushimeve te tyre vjetore te shtyre nga shume arsye qe i bejne te kthehen cdo vere.
Velipoja i ofron pushuesve jo vetem bukuri natyrore me shumellojshmeri pemesh e bimesh, por edhe nje plazh te paster, rere me veti kuruese dhe hotele apo apartamente per familjare, me cmime te leverdisshme dhe kushte bashkohore.

 
SHENGJIN



Shengjini eshte plazhi prane qytetit te Lezhes. Plazhi eshte i gjate dhe ofron nje panorame terheqese ne jug te tij ne zona te pa shkelura. Pylli me pisha mundeson nje vend te shkelqyer per piknike familjare. Mos harroni te vizitoni ne qytetin e Lezhes varrin e Skenderbeut si dhe objekte te tjera me rendesi historike. Lezha gjithashtu ofron edhe nje sere restorantesh me ushqim dhe sherbim cilesor.

Per me shume rreth hoteleve dhe gjithqka rreth rezervimit, te aranzhmaneve ne Shqiperi duhet te kontaktoni direkt ne zyret tona, ne Prishtine apo Suhareke. Ju deshirojme pushime te kendeshme dhe te rehatshme per sezonen verore te 2010.

Shpejte, sakt, kendshem

Sharr Travel