Sharr Travel Contact

Prishtine:

Tel: + 381 (0) 38 610 015

Prishtine:

Tel: + 381 (0) 38 246 829

Prizren:                           Email:
Tel: + 381 (0) 29 224 016       sharrtravel@hotmail.com

Sharr Travel Contact Sharr Travel Contact
HYRJA PËR AGJENT
Me rastine hyrjes ju i pranoni rregulloret e sistemit
Kushtet e udhëtimeve

Kushtet e udhetimit

Rezervimet

Pasagjerët mund të bëjnë rezervimet e tyre në zyrat e Sharr Travel, ose në agjencitë e partnerëve.

Rezervimet e vendeve mund të bëhen gjithashtu permes email-it ose numrave të telefonit. Ju duhet të jepni të dhënat tuaja personale si: Emrin mbiemrin, destinacionin e dëshiruar, email-in dhe numrin kontaktues.

Pas këtyre hapave, stafi ynë do ua konfirmojë rezervimin tuaj permes email-it ose telefonit.

Pagesat

Pagesa kryhet në momentin e tërheqjes së biletës nga ana e udhëtarit.

Pagesa mund të kryhet permes depozitave bankare ose dhënies së parave në dorë qoftë në zyret e Sharr Travel ose në zyret e partnerëve tanë. 

Ndryshimet e udhëtimit

Për rast të ndonjë ndryshimi në udhëtim nga ana jonë ( ndryshimi I orarit etj), ju do të njoftoheni më herët nga stafi ynë.

Në rast të ndonjë ndryshimi të udhëtimit nga ana juaj, ju duhet të lajmëroheni në zyret tona disa ditë para udhëtimit.

Bileta e blerë njëherë nuk kthehet, por mund të shfrytëzohet nëse ka vende të lira në ndonjë udhëtim tjetër të dëshiruar.
 

Nisjet dhe vonesat

Pasagjerët duhet të jenë në vendin e nisjes minimum 15 minuta më herët.

Nëse nuk jeni në vendin e nisjes në orarin e caktuar, atëherë agjencia fiton të drejtën të anulojë biletën tuaj, dhe nuk mban përgjegjësi në kthimin e saj.  

Dokumentacioni

Gjatë realizimit të udhëtimit, pasagjeri duhet të ketë me vete biletën dhe dokumentat e nevojshme të udhëtimit.

Në rast të ndonjë parregullsie në dokumentacion të pasagjerit, agjencia nuk mban përgjegjësi në kthimin e pagesës.

Ankesat

Për çdo ankesë të çfarëdo llojit mbi udhëtimin, pasagjeri duhet të lajmërohet menjëherë në zyret e Sharr Travel, të na kontaktoj permes telefonit, ose të na shkruaj në emailin tonë zyrtar sharrtravel@hotmail.com. 

 

Sharr Travel sjell ofertat më të mira për pushime  në rivierat më të mira në rajon, me çmimet më fantasike në:

Sharr Travel është agjenci turistike e regjistruar në Kosovë me liçencë operimi brenda dhe jashtë vendit. Për rezervime dhe konfirmime ju lutem kontaktoni zyret tona përmes faqes së kontaktit.  Materialet e publikuara në këtë faqe janë pronë e Sharr Travel dhe nuk mund të përdoren pa autorizim.

Design by Tickmedia Creative Studio
Prishtina, Kosovo

Bashkohuni me ne

Bashkohu me ne në Facebook dhe merrni informatat mbi ofertat më të reja direkt nga faqja zyrtare e Sharr Travel dhe përfitoni zbritje të ndryshme

Sharr Travel Facebook